Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 23:09

Së paku tre pjesëtarë të grupit militant Asaib Ahl al-Haq hyjnë për të monitoruar pasojat e fitores së sulmit kundër ISIS-it.

Njëri prej tyre e ka në dorë letërnjoftimin e një shtetasi të Kosovës. Siç ka raportuar javë më parë KTV-ja, Kujtim Xheladini pjesë e ISIS-it është vrarë në një sulm në qytetin Baiji në Irak.Trupi i tij besohet se rri i shtrirë bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të ISIS-it teksa militanantët e Asaib Alh al Haq e inspektojnë vendin e fitores.

Familja e Xheladinit i kishte thënë KTV-së në atë kohë se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur me djalin e tyre. Edhe një pjesëtar turk i ISIS-it kishte mbetur i vdekur në sulmin e njëjtë. Asaib Ahl al-Haq është një grup militant Shiit, më aktivi në terren në luftën kundër ISIS-it.

Ky grup e ka përkrahjen zyrtare të Republikës Islamike të Iranit.Udhëheqës i grupit është Qais al-Khazali, i cili ka thënë së fundi se fushata e SHBA-së kundër ISIS-it është joefektive, dhe kjo sipas tij për shkak të agjendës amerikane për të rivizatuar kufijtë në Lindjen e Mesme.

Edhe pse armiku është i përbashkët SHBA-ja nuk ka bashkëpunim me këtë grup militant, më aktivi në terren kundër ISIS-it. Raportet e Departamentit të Shtetit tregojnë se së paku 20 kosovarë që i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS janë vrarë në Siri dhe Irak. Atje besohet se ende luftojnë rreth 200 të tjerë.