Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 08:10

Kryetari i Apelit, Salih Mekaj, i liruar nga arresti shtëpiak ditë më parë, edhe pse ka rënë në përgjime të jetë i lidhur me gruan e të burgosurit, Fahri Deçani, i akuzuar për “Vrasje në bashkëpunim”, në vitin 2010, del të jetë i lidhur direkt në mbrojtje të të burgosurit qysh pesë vjet më parë

. Mekaj sa ka qenë kryetar i ish-Gjykatës së Qarkut në Pejë, kur ka nisur procesi i gjykimit ndaj Fahri Deçanit, i cili ka ndryshuar mbiemrin nga Gjocaj dhe dy vëllezërve të tij, Haki dhe Florim Gjocaj, për “Vrasje në bashkëpunim” në Pejë, avokatë të tyre ishin familjarët e ngushtë të Mekajt.

I biri i Salih Mekajt, Yll Mekaj, ishte avokat i Fahri Deçanit, kunata e Salih Mekajt, Nushe Kukaj-Mekaj e mbronte të pandehurin, Haki Gjocaj, kurse djali i axhës së Salih Mekajt avokati, Zenel Mekaj, e mbrojti Florim Gjocajn.

Dhe pas pesë vjetësh Salih Mekaj rastësisht bie në përgjim të Policisë së Kosovës, ku zbulohet lidhja e tij intime me Vlora Goranin, gruan e të burgosurit, Fahri Deçani, teksa planifikohet zbutja e dënimit deri në lirim të tij. /Zeri