Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 10:40

Kosova është trajtuar si shtet gjatë samitit të OKB-së të liderëve botërorë kundër ekstremizmit të dhunshëm, me nikoqir presidentit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Mediet botërore raportojnë se Kosova ishte përkrah shteteve anëtare të OKB-së gjatë samitit, edhe pse ende nuk është anëtare e kësaj organizate, njofton Associated Press.

Liderët shtetërore të Kosovës morën pjesën në këtë samit me ftesë të SHBA-së.

Rusia e kundërshtoi praninë e Kosovës si shtet në takimin e OKB-së, kurse Serbia ka i ka nisur një notë proteste këtij organizmi.