Lajme Shqip Tuesday, 28 July 2015 11:06

Serbia me çdo kusht po mundohet të pengoj anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, pasi këtë po e sheh si rrugë të Kosovës drejtë anëtarësimit në OKB.

Mediat serbe kanë shkruar sot se ajo çfarë Serbia mund të bëjë është të forcoj aktivitetin e saj diplomatik, duke diskutuar dhe shpjeguar në UNESCO se një precedent i tillë do të ishte i dëmshëm, thotë kreu i ekipit negociator të Serbisë me BE-në, transmeton lajmi.net.

Nëpërmjet anëtarësimit në organizatat sportive ndërkombëtare dhe 16 agjencitë e specializuara siç është UNESCO, Prishtina planifikon të parandalojë refuzimin e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara!

Zyrtarët e Kosovës së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe shefin e diplomacisë Hashim Thaçin, me ndihmën e Perëndimit janë duke u mundur me të gjitha mjetet të sigurojnë një karrige në OKB, e cila u është pamundësuar me Rezolutën 1244.

Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq, thotë se zyrtarët e Kosovës janë duke ndërmarrë gjitha masat e mundshme që ti bashkohen OKB-së.

Pranimi i Kosovës në OKB do të ishte një tjetër konfirmim i shtetësisë, dhe për këtë ata janë duke përdorur gjitha lëvizjet e mundshme në mënyrë që të sigurojnë një karrige, kurse tentimi për tu anëtarësuar në UNESCO, është vetëm një hap tjetër drejt asaj rruge”, thotë ai.

“Besoj se shumë vende nuk u shkon për shtati që Kosova të anëtarësohet në UNESCO, për shkak se një precedent i tillë do ti mundësonte edhe disa vendeve tjera ti nënshtrohen të njëjtave kërkesa”, ka shtuar Tanaskoviq.