Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 11:14

Edhe pse është paralajmëruar se deputetët të enjten do të shqyrtojnë ndryshimet e kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, një gjë e tillë nuk është paraparë të diskutohet as sot.

Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nuk është në rend dite Specialja.

Kjo për faktin se Qeveria ende nuk ka riproceduar në këto ndryshime për në Kuvend.

Shefat e grupeve parlamentare do të flasin për seancën plenare të 30 korrikut, ku edhe do të përcaktohen pikat e rendit të ditës për këtë seancë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, kryesia do të vendos ose jo për interpelancën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, shqyrtimin për herë të dytë të projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore, zgjedhjen e pesë anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimin e propozimeve, kërkesave dhe njoftimeve.