Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 15:33

Nëse vizitoni varrezat e të krishterëve në lagjen Arbëria, do ta gjeni edhe varrin e një personi të njohur në Kosovë e më gjerë. Në varrin e tij është e gdhendur fotografia, emri, data e lindjes.

Por deri tani ka munguar vetëm data e vdekjes, kjo sepse ai deri orët e para të së premtes ishte gjallë.

Varri i akademikut Mark Krasniqi ishte hapur e bërë gati sa ishte ai gjallë, bile edhe vet e kishte porositur atë, transmeton Gazeta Fjala.

“Kësaj i thonë me ia bë varrin vetës. Rahmet i pastë shpirti”, kishte thënë ai derisa ishte ende i fortë.

Vdekja për të, ishte diçka normale dhe sipas tij, njeriu që në lindje është i dënuar të vdesë, transmeton Gazeta Fjala.

“Ne shqiptarët, sa jemi gjallë këqyrim sa më parë më bë një kulm mbi vete, për familje. Shtëpia është kryesore te shqiptari, madje e zbukuron atë, në qoftë se nuk mundet të bëjë asgjë, e ndërton derën e madhe që njerëzit me mendua se edhe ata që jetojnë brenda janë të mëdhenj. Mirëpo nuk interesohen me ndërtua shtëpinë ku kanë me jetua përgjithmonë. Unë e kam një mendim tjetër”, kishte deklaruar akademiku.