Lajme Shqip Tuesday, 04 February 2014 15:25

Kreu i grupit kuvendor të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i bëri sërish sot thirrje opozitës të bashkëpunojë për reformën administrative-territoriale.

Në një konferencë për shtyp,Vasili u shpreh se kjo reformë është një problem i rëndësishëm për vendin.

“Opozita të bashkëpunojë për reformën territoriale. Kuvendi ka miratuar një komision të balancuar.LSI do vijojë të ofrohet për të gjitha zgjidhjet e mirëkuptimet në tryezën e bisedimeve, që reforma të ecë para. Këtë gjë ua rekomandojmë edhe kolegëve opozitarë, reforma territoriale është për të mirën e përbashkët” tha Vasili. /albeu/