Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 15:07

Ish-ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, ka folur për media pas përfundimit të seancës së Gjykimit, e cila ka nisur nga mëngjesi i ditës së sotme.

Limaj krejt këtë proces e ka quajtur me prapavijë politike dhe, sipas tij, këtë do ta dëshmojë me kohë.

“Ju do të shihni që me urdhër politik prokuroria i ka hapur hetimet ndaj meje, me urdhër politik ka bërë ndjekje. Ne i kemi faktet dhe do ta vërtetojmë që kanë qenë urdhra politikë”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se prokuroria ka abuzuar me ligjin duke zbatuar urdhrat politikë.

“Se kush dha urdhrat politike do ti shihni ne sallën e gjyqit, ne i kemi faktet, dokumentet që e dëshmojnë”, ka thënë ai. /Gazeta Express.