Lajme Shqip Thursday, 24 September 2015 11:06

Liderët e vendit kanë vizituar sot selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e fillimit të Bajramit të Vogël.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përgëzoi myftiun Naim Tërnava dhe mbarë komunitetin mysliman të vendit për festën e Kurban Bajramit.Ajo, siç transmeton KP, uroi që në të gjitha familjet të mbizotërojë mirëqenia e gëzimi.

Edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, me nënkryetarin Sabri Hamiti dhe anëtarë të tjerë të Parlamentit, kryeministri Isa Mustafa me zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, dhe ministrat Avdullah Hoti, Ferid Agani dhe Haki Demolli i uruan myftiut Naim Tërnava, sikundër edhe të gjithë besimtarëve islamë festën e Bajramit.

Festën e Bajramit të Vogël myftiut Tërnava ia uruan edhe lideri i AAK-së Ramush Haradniaj, dhe ai i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.