Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 10:21

Emisioni investigativ italian “Le Iene” (Hienat), gjate puntates se sotme i ka kushtuar vemendje prostitucionit ne vend, saktesisht neper provincat e Milanos. Gazetari i tyre i njohur Luigi Pelazza ka dale te investigoje, dhe shprehet: “Kam dale neper rruget e Milanos, dhe ne keto rruge provinciale, çdo dite shoh me dhjetra vajza shqiptare qe prostituojne. Çdo 100 metra sheh nje prostitute, te cilat te japin pershtypjen se dikush i detyron te dalin ne rruge, por nuk eshte ashtu siç duket!”

Gazetari vijon duke u shtirur si nje ‘klient’ i mundshem, dhe zbulon se per tv kaluar nje ore me prostituten ne nje nga motelet e zones, kushton 80 euro.

Vajza zhvishet sapo mberrijne ne motel, nderkohe qe gazetari i thote qe te bisedojne. Ajo pranon dhe ai vijon ta pyese per profesionin e saj.

-“Sa fiton ne muaj mesatarisht’? – e pyet Pelazza.

-“10000” – shprehet vajza.

-“Ku i çon kaq shume para?”

-“I dergoj ne Shqiperi, ndersa nje pjese ja dorezoj tutorit”.

Plot 1000 euro, vajza shqiptare ja dorezon tutorit te saj, ne menyre qe ajo te ruaje vendin e saj. Pra, vajza paguan ‘qera’ per zonen ku ushtron profesionin, dhe kete pagese ja kryen po nje shqiptari.

Zbulimi i radhes çoi ne faktin se ky zinxhir drejtohej vetem nga shqiptare, dhe se ai mjedis ishte ‘toke e xanun’

Vajza u shpreh se askush nuk mund t’ia zinte vendin tutorit te saj, dhe se neqoftese dikush do te synonte te afrohej, atehere “Bam Bam’… do te vritej. Madje, ajo zbuloi dhe se konkretisht dy persona kishin humbur jeten gjate perpjekeve per te zgjeruar ‘biznesin’ ne keto zona.

Gazetari rruges ka vezhguar mbi 20 vajza shqiptare qe prostituonin, pra me nje llogari te thjeshte, tutori i tyre merr mbi 20000 euro ne muaj.

Por, ai nuk e la me kaq…

Diten tjeter ai dergon nje kolegun e tij (gazetar shqiptar ne Mediaset), per te takuar njeren nga vajzat.

Papritur shfaqet tutori, i cili mendonte se gazetari ishte nje konkurrent i munshem i tij. Dialogu mes tyre u zhvillua ne shqip, me te shara dhe thirrje ofensive. -“Ca ka*in kerkon ketu mor djale? Po te interesojne gocat tona ty? Nuk du me t’pa ktu mor djale, a po kupton? Me ik!! A jena kuptu a jo tashi?”

Gazetari largohet, duke shmangur nxehjen e gjakrave.

Por, investigimi nuk u mbyll me kaq. Plani vazhdoi duke derguar nje vajze shqiptare ne ate zone, e cila duhej te shtirej si prostitute. Ajo u vendos vetem pak metra larg prostitutes reale, e cila nuk e duroi dot faktin qe dikush mund t’i cenonte punen e saj, dhe u drejtua me shpejtesi drejt vajzes qe po shtirej.

Fillimisht iu drejtua ne gjuhen italiane: “Do te te kap prej flokesh! Zhduku qe ketu!”

Me pas, i’u drejtua gazetarit qe po shtirej si tutori i ‘konkurentes’, ne shqip: “Zhduku dhe ti dhe ajo, bashke. Çoje ku te duash, mua s’me intereson”, vijoi vajza duke mbajtur nje bastun ne dore dhe duke kercenuar vazhdimisht qe do ushtronte dhune mbi ta dhe mbi makinen e tyre.

Gjakrat u nxehen akoma me teper kur u shfaq dhe nje prostitute tjeter shqiptare, e cila kercenonte dhe therriste me tone te ashpera negative.

Pas pak minutash u nevojit prania e stafit te “Le Iene”, dhe gjithashtu te Carabiniereve.

Rubrika u mbyll me pamjet e vajzave qe u shoqeruan ne komisariat, nderkohe qe gazetari tregonte shenjat qe prostitutat i kishin bere makines.