Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 12:39

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër nga ora 11:00 të vazhdoj seanca e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë të enjten e shkuar, ku edhe pritet që kryeministri Isa Mustafa t’i raportoj kuvendit lidhur me marrëveshjet e 25 gushtit në Bruksel, transmeton ljami.net.

Ndonëse ka pasur mospajtime ndërmjet përfaqësuesve të grupeve parlamentare në raport me orën e raportimit të kryeministrit, në fund kryesia vendosi që raportimi të jetë në orën 11:00.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mos përdoret si teatër, por në të të zhvillohen debate konstruktive.