Lajme Shqip Tuesday, 29 January 2013 17:21

Tirane – Klubi i Patriotëve të Rinj, nëpërmjet një deklaratë për shtyp ka kërkuar nga autoritete shqiptare shpalljen non grata të deputetit të Agimit të Artë në greqi, Kristos Papas.

Kështu, Klubi i Patriotëve të Rinj i është bashkangjitur kërkesës së kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, për shpalljen “person non grata”, sipas tyre,  të këtij naziskini me probleme të theksuara mendore, por me një post publik në shtetin grek, që shteti shqiptar nuk mund të bëjë sikur nuk e sheh.

Sipas Patriotëve të rinj, ministria e Punëve të Jashtme e ka detyrë patriotike dhe kushtetuese mbrojtjen e dinjitetit të kombit tonë, të fyer dje nga një individ i rrezikshëm për shoqërinë e vetë, e burracak kur vjen fjala te kalimi nga fjala në vepër.

KPR kërkon gjithashtu që Shqipëria duhet të vihet në lëvizjes, pasi deklarata si ato të Papas janë një sinjal i keq për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne nuk trembemi. Burracaku Papas vetëm përpara dy muajsh u kthye nga mesi i rrugës kur pa bllokadën që Klubi i Patriotëve të Rinj i bëri në Këlcyrë. Trimëria e tij false vetëm me fjalë e ka marrë përgjigjen nga rinia patriotike shqiptare.”- thuhet në deklaratën e KPR-së. (P.O/LajmeShqip.com)