Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 11:25

Në gjysmën e parë të këtij, shteti i Austrisë ka pranuar 28.311 kërkesa për azil, e cila gjë është më shumë se sa në vitet paraprake, njoftoi sot Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Gjersa në gjysmën e parë të vitit të kaluar janë paraqitur 1200-1700, numri i kërkesave nga janari është rritur në më shumë se katërmijë, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të tanishme, gjersa në muajin janar më shumë se njëmijë kosovarë kanë aplikuar për statusin e azilantit, në muajin maj janë bërë vetëm 51 të tilla.

Në këtë ulje drastike të numrit të qytetarëve të Kosovës për statusin e azilit ka ndikuar masat e marra nga Ministria e Punëve të Brendshme të Austrisë, e cila ka përshpejtuar shqyrtimin e kërkesave për azil nga vendet e treta të sigurta, por edhe fushata e shtetit austriak se nuk ka asnjë mundësi të marrin statusin e azilantit shtetasit e Kosovës.

Ndryshe, më shumë se gjysma e kërkesave për azil vijnë nga Siria dhe Afganistani.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti rreth 7.700 sirianë, 5749 afganë dhe 3.806 irakianë kanë aplikuar për azil në Austri.