Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 21:38

Sesioni i radhës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, prapë do ta gjejë Republikën e Kosovës, vetëm si mysafire dhe pa simbole shtetërore.

Madje Kosova nuk mund të përdor simbolet e saj as në hollët, dhomat e takimeve private apo oborrin e OKB-së.

Pavarësisht kësaj, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, thotë se Kosova mund të përdor simbolet e saj në Konferencën Speciale të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ku do të diskutohet për terrorizmin dhe ekstremizmin fetar si dhe në konferencën e organizuar nga fondacioni Clinton. /Tribuna Channel/