Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 08:03

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti dhe Ibrahim Gashi, kanë vlerësuar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës ka qenë dhe mbetet një nga aktet më të rëndësishme për shtetin tonë.

Mirëpo, sipas tyre, ky vendim nuk është shfrytëzuar sa duhet dhe në mënyrën e duhur nga institucionet e Kosovës. Ata kanë thënë se edhe sot e pesë vjet pas, vendimi I GJNDsë mund të shërbejë si argument më I fuqishëm për ta promovuar shtetësinë e Kosovës gjithandej në botë. /Epoka e Re