Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 16:32

Kërkesa e Ministrisë së Jashtme të Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim Shkencë dhe Kulturë akoma nuk ka arritur në zyrat e kësaj të fundit.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Klan Kosovën, edhe zëdhënësi i kësaj organizate George Papagiannis, i cili tha se akoma nuk ka arritur asnjë dokument i tillë nga Kosova.

I kontaktuar nga Klan Kosova, zëvendësi i Hashim Thaçit, Petrit Selimi përmes telefonit ka deklaruar së për të arritur aplikimi i Kosovës në këtë organizatë do të duhen së paku dy javë.

Ndërsa i pyetur se pse ky aplikacion nuk u nënshkrua nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga, Selimi tha se “kjo nuk çon fort peshë se kush e nënshkruan atë. Me rëndësi është aplikimi dhe pranimi në UNESCO. Aplikimi për në UNESCO, nëpërmjet UNMIK-ut u bë për faktin se Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, dhe pasi që kërkesa duhet të kalojë përmes kësaj organizatë e pamë të udhës që aplikimi të bëhet në këtë forme”.