Lajme Shqip Thursday, 27 February 2014 12:22

Luan Rami, personi që kërcënoi me vdekje kryeministrin Edi Rama, fill pas protestës së 21 janarit, vijon të qëndrojë përgjegjës i inxhinierëve, i kompanisë shtetërore “CEZ Shpërndarja” në rajonin e Burrelit.

Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se Luan Rami ka mbajtur detyrën e drejtuesit të CEZ-it në këtë zonë, por kohët e fundit është ulur në përgjegjësi, duke mbetur momentalisht drejtues i inxhinierëve i kësaj kompanie.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë CEZ-it në Burrel, të cilat shtojnë se emërimi i Ramit në këtë detyrë është bërë, menjëherë sapo kompania CEZ është marrë në administrim shtetëror, me drejtues Sait Dollapi. Burimet shtojnë se aktualisht Luan Rami, shihet si një nga kandidatët potencialë të Partisë Demokratike në qytetin e Burrelit.

NGA BURGU DREJTOR 
Ish-drejtuesi i “CEZ Shpërndarja” në zonën e Burrelit, aktualisht përgjegjës inxhinierik, është arrestuar nga policia e Tiranës së bashku me Fatos Ramin dhe ish-efektivin e ministrisë së Mbrojtjes Afrim Kica. Arrestimi i këtyre personave është realizuar pas disa përgjimeve telefonike që ka kryer Shërbimi Informativ Shtetëror, fill pas ngjarjeve të rënda të 21 janarit, ndodhur para godinës së kryeministrisë. Sipas SHISH, plani ishte eleminimi fizik i Edi Ramës, ku si motiv ka qënë dëmtimi nga ana e demostruesve të opozitës, të makinës së Ramit tip “Benz ML”, të parkuar në bulevardin qëndror.

Pasi ka parë makinën e dëmtuar me gurë, Luan Rami ka telefonuar dy herë ish-drejtuesin e opozitës Edi Rama, por pasi numri dilte i mbyllur, Rami i ka dërguar një mesazh, ku e kërcënonte me vdekje. Dy ditë pas kësaj, Rami së bashku me dy të tjerë janë arrestuar nga policia e Tiranës. Luan Rami, është lënë disa ditë në burg, por më pas është liruar nga gjykata. Pa kaluar shumë kohë, Luan Ramit i është pushuar dosja në prokurori. Ndërkohë pas shtetëzimit të kompanisë “CEZ Shpërndarja”, Luan Rami, është bërë drejtor i CEZ në rajonin e Burrelit. Momentalisht ai vijon të jetë pjesë e kësaj drejtorie.

ME GJEJ “KITAREN” 
Sipas përgjimeve të SHISH më datë 21.01.2011 ora 17:31 Fatos Rami me numër telefoni celular 069 56 919 xx, telefon Afrim Kicën me numër telefoni 069 55 666 xx, të cilit i thotë se ka një mbrëmje sonte dhe i duhet “Kitara” (Arma) dhe i kërkon të takohet në Kinostudio. Më datë 25.01.2011 në 14:35 Fatos Ramin e telefonin Taku me numër telefoni celular 069 25 913 xx, i cili ndodhet në Tiranë, në lagjen e tij. Fatosi e pyet nëse e ka makinën në Tiranë apo në Burrel.

Taku i përgjigjet se e ka makinën në Burrel. Taku e pyet sërish “Luani a e rregulloi xhamin dhe a ja mori lekët kryetarit të PS-së? Fatosi i përgjigjet “I shkroi SMS do të r…(shan), filani me emër e mbiemër”. Taku vijon “Luftë të ashpër është duke dash të bëjë” dhe Fatosi i thotë “E kemi të vështirë si kundërshtar, e vetmja mundësi është si kamikaz, ngjit për…”.