Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 09:48

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka thënë se vendimi i Qeverisë, që veteranët e UÇK-së të marrin pension ne vlerë prej 170 eurosh, është njëlloj ndihme sociale.

Ai ka porositur qeveritarët që të mos tallen me veteranët.

Jashari i ka bërë thirrje Qeverisë ta respektojë marrëveshjen e arritur me shoqatat e luftë dhe ta zbatoj ligjin për Vlerat e Luftës, sipas të cilit veteranët duhet të gazojnë pension në vlerë prej 220 eurosh.

Në të kundërtën, Jashari ka thënë se reagimi do të jetë në forma të ndryshme, duke mos përjashtuar as protestat./Epoka e Re/.