Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 11:01

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ka deklaruar se vendet që po e mbështesin pranimin e Kosovës në UNESCO, e bëjnë këtë për të zgjidhur interesat politike, shkruan e përditshmja serbe Politika.

Ai ka thënë se kjo gjë po bëhet për faktin se Kosova është dashur të pranojë themelimin e gjykatës speciale për krime të pretenduara të UÇK-së dhe Asociacionin e komunave serbe, transmeton lajmi.net.

Janjiq ka theksuar se është plotësisht e padrejtë, që të gjithë shenjtorët serbë dhe trashëgimia shpirtërore po shndërrohet në dëm kolateral.

“Sot politika është prezentë në të gjitha sferat e jetës. Dhe e drejta jonë për të treguar të vërtetën disa po e quajnë politikë, edhe pse ne nuk jemi zëdhënësit e askujt, por thjesht jemi dëshmitarë të realitetit në të cilin jetojmë, jo vetëm gjatë 15 viteve të fundit por më gjatë”, ka shtuar Janjiq.

Janjiq ka shtuar duke thënë se me pranimin e mundshëm të Kosovës,UNESCO do të tregonte se është shndërruar në një degë politike e qendrave të ndryshme të pushtetit të cilët mbi kokat tona përleshën, gjë që mund të qojë drejt humbjes së besimit të çdo organizate të OKB-së, nëse lëshon pe drejt këtyre presioneve.