Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 09:57

Në ceremoninë e hapjes së Forumit Ekonomik Kosovar- Austriak morën pjesë presidentja Atifete Jahjaga dhe presidenti austriak Heinz Fischer.

Jahjaga është shprehur shumë e kënaqur me bashkëpunimin mes Kosovës dhe shtetit të Austrisë.

“Vjena është porta e rajonit tonë drejtë Bashkimit Evropian”.

“Ne jemi të lumtur që kemi tërhequr shumë investitorë austriak në Kosovë”, veçanërisht në aspektin financiar dhe atë të sigurisë”.

“Prezenca e këtyre kompanive në Kosovë ka sjellë përvoja të reja dhe ka krijuar një infrastrukturë të përshtatshme”

Ajo ka deklaruar se është e gatshme që të ndihmojë për bashkëpunime të ardhshme mes këtyre dy shteteve.

“Dera ime është e hapur për ju, për të ju lehtësuar përpjekjet e juaja për investimet tuaja në Kosovë”.

E para e vendit i është drejtuar presidentit Fischer duke thënë se shpreson që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ai do të elaborojë brengat dhe shanset në Kosovë para se të marrë vendime në të ardhmen.