Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 20:22

Presidentja Atifete Jahjaga në takim me presidentin amerikan, Barak Obama

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar sot presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Në një njoftim nga zyra e presidentes, thuhet që presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, BarakObama, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.