Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 13:20

Kryetari i Listës Serbe Aleksandër Jabllanoviq, ka përdorur shprehjen “Kosova dhe Metohija” edhe sot gjatë një konference për shtyp ku doli të jap shpjegime se nuk do të largohet nga pozita e kryetarit të kësaj partie.

Kjo, pasi që atij i ishte kërkuar që të jap dorëheqje nga kjo pozitë.

Në këtë konferencë ai tha se ato kërkesa kanë qenë qesharake dhe se nuk e ka ndërmend që të largohet nga kjo pozitë.

E kur nga goja e tij doli shprehja “Kosova e Metohija”, ai u pyet nga gazetarët se kur do ta heq këtë fjalë.

“Kështu jam rritur dhe nuk do ta heq kurrë fjalën Metohia nga goja ime”, ishte përgjigjja e Jabllanoviqit