Lajme Shqip Sunday, 27 September 2015 09:58

Aksidentet në komunikacion nuk kanë të ndalur. Ditëve të fundit është rritur bilanci i të vdekurve dhe i të lënduarve në trafik.

Numri i madh i aksidenteve po shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, por një pjesë e madhe e tyre po ndodhin si pasojë e gjendjes së keqe teknike të automjeteve.

Në momentet kyçe gjatë ngasjes së veturës, shpeshherë, frenat dhe pjesët tjera nuk po e kryejnë si duhet funksionin e tyre.

Qytetarët dhe analizat e bëra po konstatojnë se Qendra e Kontrollit Teknik nuk po e kryen punën, gjatë ekzaminimeve që ua bëjnë veturave në kontrollet teknike.

G.B. ka thënë se para disa ditësh e ka dërguar veturën e tij në një qendër të kontrollit teknik dhe se ekzaminimi i është bërë në marrëveshje me pronarin.

“Para pak ditësh e kam paguar regjistrimin e veturës, kontrolli teknik më ka kushtuar 20 euro, por shuma në faturë më është faturuar 30 euro. Këtë e kemi bërë në marrëveshje me teknikun ngase i kam thënë se vetura është në rregull”, ka thënë ky qytetar për gazetën.

Saranda Jusufi, udhëheqëse e Divizionit për Komunikim Publik në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë se në Kosovë janë 108 qendra të kontrollit teknik të licencuara nga Ministria.