Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 08:02

Ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Artan Manit nga Tropoja, po i mohohet e drejta e azilit në Kosovë.

Kështu thotë Mani për Gazetën NewBorn, i cili tash gjendet edhe në listat e veteranëve të po kësaj Ushtrie, pra që i është shpërblyer lufta e tij që ka bërë në Kosovë.

Mani ka disa vjet që kërkon azil në Kosovë, konkretisht në Qendrën e Azilantëve në Lipjan, por një kërkesë e tillë i është mohuar vazhdimisht.

“Unë kam bërë kërkesë në Magure, ku është Qendra e Azilantëve, e ku këtu e kam bashkëshorten me tre djemtë e mi. Unë i kam dy hasmëri në Shqipëri, ndërsa më vjen shkresa nga zyrat e migracionit të Kosovës dhe refuzimi me arsyen se jeta ime nuk është e rrezikuar në Shqipëri”, thotë Mani për Gazetën NewBorn.

Në fund, Mani tha se do t’ju drejtohet edhe organeve më të larta shtetërore, duke mos u pajtuar me refuzimin e kësaj kërkese për azil. /NewBorn/