Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 17:15

Rasti është raportuar të ketë ndodhur më 15 dhe 16 korrik në Gjilan.

Si pjesë e një hetimi të Inspektoratit Policor të Kosovës dje efektivët e Inspektoratit kanë arrestuar një zyrtar policor (i punësuar në një stacion policor të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës) me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur më 15 dhe 16 korrik në Gjilan.

Zyrtari i dyshuar dhe tashmë i suspenduar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.