Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 21:30

Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda, nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Vetëvendosja.

Ai ka thënë se në Vetëvendosje ka hyrë me vullnet të lirë dhe me vullnet të lirë mund të dal.

“Në fund pa marrë parasyshë cka ndodhë në mes meje dhe VV’së, prapë d o të jemi opozitë”, ka thënë Deda në Rubikon të KTV’së.

“Slogani i VV’së është se “ne jemi komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen”. Këtë parim duhet ndjekur edhe brenda vet VV’së. Unë jam me vullnet të lirë në Vetëvendosje dhe ata me vullnet të lirë më kanë pranuar. Nëse jemi në një pikë ku nuk mund të vazhdojmë brenda një ombrelle, nuk është punë e madhe”, ka thënë ai.