Lajme Shqip Saturday, 26 September 2015 09:30

Ish-drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, që funksionon në kuadër të MPB-së, Islam Caka, ishte shpallur falsifikator në vitin 2013 nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pas dënimit, MPB-ja e kishte vënë një kohë në pozitën e drejtorit në Departamentin e Regjistrimit dhe Gjendjes Civile, e më pas e ka caktuar si koordinator të Njësisë për Monitorim dhe Evoluim të Strategjive Nacionale.

Caka ishte suspenduar për dy vjet nga puna e tij, por në këtë periudhë kishte marrë pagë të rregullt. Keqmenaxhimi, mosrespektimi i ligjit dhe shkeljet e parimeve të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës nuk kanë dalë të jenë pengesë për Islam Cakën, që vitin e kaluar të zgjidhet menaxher i Administratës në Ujësjellësin “Prishtina”.

Në vitin 2009, me një vendim nr. 409/2009, ishte transferuar nga Zyra e Kryeministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku ka punuar deri më datën 30.06.2014.