Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 16:54

Sot në Fshatin Doblibare të Komunës së Gjakovës ka humbur jetën tragjikisht punëtori i KEDS-it Distrikti i Gjakovës dhe ish luftëtari i UÇK-së, Uliks Bicurri. Bicurri gjatë një intervenimi është vënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka mbetur i vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe komandanti i policisë së stacionit Policor në Gjakovë, Krist Gjokaj.

“Sot rreth orës 10:00, jemi informuar nga mjekët e Spitalit Regjional “Isa Grezda” për një vdekje aksidentale. Mjekët kanë konfirmuar se në momentin që Bicurri është pranuar në spital, ai ka qenë pa shenja jete.

Tani trupi i tij është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore, në Prishtinë për obduksion”, ka thënë Gjokaj, raporton zëri.

Ndërkohë që për vdekjen e Bicurrit ka folur edhe zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra. “Po një punëtorë i KEDS-it ka humbur jetën aksidentalisht sot në distriktin e Gjakovës”, ka thënë Shkodra.

I ndjeri, Uliks Bicurri ka qenë ish pjesëtarë i UÇK-së, dhe pjesëmarrës në betejën e Koshares. Pas mbarimit të luftës ai ishte angazhuar në TMK, për tu angazhuar në KEDS disa vite më vonë.

u