Lajme Shqip Saturday, 26 September 2015 08:09

Uzurpatori Bedri Selmani ka humbur të gjitha betejat për ta mbajtur edhe më tej hotelin “Victory”.

Objekti që e ka adaptuar për hotel është nxjerrë në shitje nëpërmjet procesit të likuidimit.

Ndërmarrja shoqërore “Auto Prishtina”, pjesë e së cilës është hoteli “Victory”, do të shitet në njësi.

Selmani është i përjashtuar nga e drejta për blerjen e hotelit, për shkak të mbajtjes në mënyrë të paligjshme të pronës shoqërore që nga viti 1999.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, që ka qenë edhe zëvendësministër dhe këshilltar i Hashim Thaçit, megjithatë po vazhdon të nxjerrë fitime nga ky hotel.  /Koha Ditore/