Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 13:23

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në seancën e sotshme plenare në Kuvendin e Kosovës ka folur për çështjen e ekstremizmit fetar në vend, ku tha se nuk është e vërtetë që janë 300 persona që kanë shkuar të luftojnë jashtë Kosovës, por 100.

“Drejtori i policisë dje ka raportuar se ekzistojnë 100 persona që marrin pjesë në luftëra jashtë vendit, e jo 300 siç është thënë dje”, tha Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, institucionet përkatëse të sigurisë në Kosovë i kanë marrë masat e duhura që qytetarët të ndihen të sigurtë.