Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 12:28

As këtë të enjte nuk do të futet në rend-dite projekt-ligji për themelimin e Gjykatës Speciale. Kështu së paku ka konfirmuar nënrkeytari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

 “Nuk do të futet në rend të ditës projekt-ligji i themelimit të Gjykatës Speciale”, ka thënë Xhavit Haliti pas takimit të kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, sa i përket pasojave të mundshme për mos-themelimin e Gjykatës Speciale, Haliti ka përsëritur ato që deri më tani janë folur nëpër mediat kosovare, transmeton Zëri.

Veseli mungon në mbledhjen e Kryesisë

Para pak çastesh ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje nuk është i pranishëm kryekuvendari, Kadri Veseli.

Ndryshe, në rend dite të këtij takimi janë Interpelanca e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe zgjedhja e pesë anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.