Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 14:45

Bashkimi Evropian, duket ta ketë pasur të ditur se opozita po përgatit dhunë brenda institucioneve, por edhe jashtë saj.

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, sot në një takim me ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, tha se është shumë normale që njerëzit të mos pajtohen për diçka, por është kategorikisht e papranueshme që ky mospajtim të bëhet përmes dhunës, transmeton lajmi.net.

Ai tha se kjo nuk është pranueshme në demokraci.

“Nëse keni opinione të ndryshme është diçka normale fer, por jo të praktikohet dhuna”.

Hahn tha se kjo metodë i takon të kaluarës.

Ndërsa, duke folur për MSA’në dhe liberalizimin e vizave, komisioneri Hahn tha se bashkë me ministrin Çollaku është duke u punuar shumë në këtë drejtim, pavarësisht asaj se ende nuk mund të parashikohet ndonjë afat kohor.

“Ajo çfarë mund të them në të dy rastet, është se ka bërë progres të madh dhe pres shpejt ndonjë zgjedhje pozitive”, ka thënë Hahn.