Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 15:41

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, thotë se udhëheqësit e partisë së tij, gjatë gjithë kohës, kanë negociuar me deputetët tjerë, të cilët kanë votuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale, që në seancën e ditës së hënë votën e tyre ta kenë pro kësaj gjykate.

Grabovci, në një prononcim për lajmi.net, tha se beson që të hënën do të votohet për themelimin e Gjykatës Speciale.

 “Besoj që deputetët do të gjykojnë drejtë, qëndrimi i PDK-së është i qartë, dhe besoj që ditën e hënë do të kemi edhe mbështetjen e deputetëve tjerë”, tha Grabovci.

Sipas Grabovcit, deputetët me votën e tyre do ta respektojnë qëndrimin e Partisë Demokratike dhe qëndrimin e grupit.

Ai ndër tjerash tha se gjatë tërë kohës u kanë dhënë deputetëve sqarimet e nevojshme se përse duhet votuar Specialen. “Besoj se deputetët do ta thonë fjalën e tyre ashtu siç u takon”, ka shtuar Grabovci.