Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 08:06

Njëzet e tre aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” kanë munguar të hënën në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Vetëm katër prej tyre i janë përgjigjur thirrjes së Gjykatës.

Në mungesë të tyre, për të tretën herë trupi gjykues është detyruar ta shtyjë gjykimin, duke paralajmëruar se në rast të mosparaqitjes në seancën e radhës, do të lëshojnë për ta urdhërarrest, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të 27 aktivistët, sipas aktakuzës gjykohen për vepra penale: pjesëmarrje në grup për kryerje të veprës penale, si dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme. Në mesin e tyre janë edhe deputeti Glauk Konjufca, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sfeçla, sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj, dhe zëdhënësi i kësaj lëvizjeje, Frashër Krasniqi.

Derisa të lartpërmendurit munguan, të hënën në seancë ishin: Rron Gjinovci, Asdren Peci, Flamur Arifaj dhe Fatmir Kurtaj.