Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 09:39

Në restorantin “Pishat”, në Prishtinë, në rrugën Qamil Hoxha, sot në mëngjes është gjetur një person i vdekur.

Një polic në vendin e ngjarjes, që nuk deshi të identifikohej, tha se “është gjetur i vdekur një person, porse emri dhe mosha e tij ende nuk dihet”, transmeton Koha.net .

Në ndërkohë mjekët në vendin e ngjarjes vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në policinë e Kosovës askush nuk e ngre telefonin për të shpjeguar më shumë për rastin.

Jo zyrtarisht merret vesh se i ndjeri ishte njëri nga rojat e natës së restorantit “Pishat”.