Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 08:09

Avokati Tomë Gashi ka folur lidhur me njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës se është ngritur aktakuzë për rastin e MTPT-së.

Gashi për ‘Epokën e re’ e ka mohuar të ketë aktakuzë të re ndaj Limajt dhe ka shprehur habinë e tij me veprimin e prokurorit.

Ai ka thënë se qëllimi i EULEX-it është që vazhdimisht ta mbajë të shantazhuar Fatmir Limajn

Avokati Gashi ka thënë se momenti i publikimit të kësaj aktakuze nuk është i rastësishëm.

“Nuk mund të them se ka prova se politika ka ndikim, por sigurisht që nuk është e rastësishme që është bërë publike kjo aktakuzë tani kur po kundërshtohet procesi i dialogut me Serbinë, përkatësisht nënshkrimi i marrëveshjeve të arritura kohët e fundit në Bruksel”, ka thënë Gashi.