Lajme Shqip Wednesday, 29 July 2015 13:55

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu edhe pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PDK-së nuk ka ndërruar mendje lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale.

Ajo tha se në momentin që ndërron mendje lidhur me këtë çështje do ta bëjë publike.

“Unë e kam thënë publikisht që në momentin që do të ndërroj mendim do ta jap publikisht qëndrimin. Unë asgjë nuk kam ndryshuar deri më tani dhe nuk kam të shtoj më tepër për gjykatën se sa kam thënë deri më sot”, tha Musliu.