Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 11:37

Kush i rikthehet kujtimeve të 12 muajve më parë dhe taborit të mediave që ndoqën pas kryeministrin, do të kujtohet edhe për zhurmën e madhe se Edi Rama qe i përzgjedhuri i Angela Merkelit, se ai qe stari i atij takimi, se ai qe i vetmi kryeministër i rajonit që do të fliste përkrah kancelares gjermane dhe ish shefit të BE-së Baroso (foto).

Ka kaluar fiks një vit nga samiti i liderëve ballkanikë në Berlin dhe iluzionet tashmë janë shuar. Kush i rikthehet kujtimeve të 12 muajve më parë dhe taborit të mediave që ndoqën pas kryeministrin, do të kujtohet edhe për zhurmën e madhe se Edi Rama qe i përzgjedhuri i Angela Merkelit, se ai qe stari i atij takimi, se ai qe i vetmi kryeministër i rajonit që do të fliste përkrah kancelares gjermane dhe ish shefit të BE-së Baroso (foto). Madje shumica e mediave tona publikonin me zell lajmin se serbët ishin nxehur shumë me këtë rol primar që i ish dhënë Edi Ramës dhe kishin protestuar për këtë. Mjafton një kërkim i shpejtë në google me fjalët ‘Rama, lider, Ballkan” (foto poshte) për të parë edhe njëherë ekstazën e gushtit të kaluar.

Sot një vit më pas e gjithë kjo zhurmë fallco është shuar dhe fryrja artificial e kryeministrit shqiptar është tretur.

Ai është ulur me liderve të tjerë ashtu sikurse i takon: thjeshtë dhe i barabartë: madje Rama e ka shprehur pakënaqësinë e tij për humbjen e vëmendjes edhe duke replikuar me komisionerin Han edhe duke injoruar liderët e tjetë ballkanikë duke mos luajtur me ta në ndeshjen e futbollit.

Ai deklaroi se nuk është ende fëmijë që të luajë me top.

Por ajo që bën përshtypje më shumë, është ajo që ka vënë re, Berisha, i cili i ndjek po aq sa me vëmendje edhe me xhelozi, takimet e pasardhësit të tij me ndërkombëtarët. Ish kryeministri shkroi në Facebook se këtë radhë Edi Rama kishte sabotuar pjesmarrjen e mediave në samitin e Vjenës. Dhe vërtet ku ishin mediat shqiptare??? Ku ishin ata që një vit më parë i thurnin hosanna liderit të rigjetur ballkanik? Këtë vit munguan. A thua ata të jenë ‘harruar” në Tiranë thjeshtë se Rama nuk ishte në qendër të vëmendjes këtë radhë? (Lapsi al)