Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 08:01

Familja Basha nga Tropoja priti në konak kushërinjtë e tyre nga Kosova. Ky bashkim i tyre ndodhi pas 300 vjetëve, njofton Klan Kosova.

Më të gëzuarit për këtë ribashkim ishin të moshuarit.

Historinë e 300 viteve më parë e tregon Xhafer Ejupi që u solli edhe monografinë kushërinjve të tyre në Tropojë. Vizita në rrënjët e familjes nuk u la pa u shënuar me foto të shumta.