Lajme Shqip Thursday, 24 September 2015 16:13

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, iu kushtoi sot ditën besimtarëve myslimanë, duke zhvilluar sot takime dhe lutjen bashkë me to për festën e Kurban Bajramit.

Ai zgjodhi që t’i uronte besimtarët myslimanë për këtë festë edhe në profilin e tij në “Twitter”, përveç një video-mesazhi të publikuar më herët në “Facebook”.

Erdogan ka shpërndarë urime në shumë gjuhë, mes tyre edhe në gjuhën shqipe. “Duke i uruar popullit tonë dhe të gjithë botës Islame gëzuar Kurban Bajramin, uroj që kjo festë të sjellë qetësi për të gjithë njerëzimin”, shkruan Presidenti turk Erdogan.