Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 13:13

Porti i Gothenburgut në Suedi, është bërë porta e shumë emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Shumica emigrantëve të paligjshëm janë refugjatë nga Shqipëria të cilët futen të fshehur në anije mallrash, transmeton lajmi.net.

Punëtorët e portit tregojnë t’u ketë dalë problem me emigrantët që tentojnë të fshihen nëpër anije mallrash.

Ata thonë se shpesh nuk arrijnë t’i pengojnë.

“Ky është një problem i madh që kryesisht paraqet rrezik për vet emigrantët ilegalë. Kemi frikë se disa prej tyre nuk do të lëndohen. Ne nuk jemi të përgatitur për një situatë të tillë”, ka thënë shefi i sigurimit i portit Gothenburg Tomas Franson.

Ai tha se porti është e rrethuar nga një gardh me tel elektrik dhe është nën survejimin e kamerave.

Nga muaji i maj i këtij viti ai thotë të jenë arrestuar 40 emigrantë të paligjshëm.

Por nuk dihet se sa kanë mundur të arrijnë të depërtojnë në Angli.