Burime të afërta me rastin e sontëm kanë treguar motivin e vërtetë të përleshjes tek zyret e Lëvizjes Vetëvendosjes, e cila rezultoi me therje me thikë të dy aktivistëve të këtij subjekti politik.
Incidenti i ndodhur ka lidhje me parkingun e veturës BMW, që është e djalit të Sabit Gecit, Kushtrimit.
Ai e ka parkuar automjetin edhe ditë të tjera në të njëjtin vend, sepse aty pranë kanë një biznes. Ndërsa sonte, kur Kushtrimi shkoi të merr automjetin, roja e objektit të Vetëvendosjes ka dalë dhe është përleshur, fillimisht verbalisht, e më pas është shtyrë me të.
Atëherë nga të dy anët është thirrë ndihmë, Kushtrimi ka thirrë edhe tre persona që ishin me të, në mesin e tyre edhe vëllau i tij Albani.