Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për legjislacion, ku temë kryesore e diskutimit ka qenë imuniteti i ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit dhe pasardhëses së tij, Arta Rama Hajrizit.
Në këtë pikë debat i ashpër është zhvilluar në mes të kryetares Albulena Haxhiu e deputetëve të PDK së Selvie Halimi e Nezir Çoçaj, bile dy të fundit e kanë braktisur mbledhjen.
Krejt debati ka nisur kur në përgjigjen që duhet kthyer gjykatës themelore për mandatin e Enver Hasanit e Arta Rama Hajrizit, është shtuar edhe një pikë që thotë se “Pretendimet e juaja për veprat e supozuara si falsifikim i dokumentit nuk hynë në fushëveprimtarin profesionale të Gjykatës Kushtetuese.
E me këtë nuk është pajtuar Selvie Halimi që këtë e ka cilësuar si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, raporton Klan Kosova.
Ndërsa Albulena Haxhiu, ka akuzuar deputetët e PDK së së po e mbrojnë Enver Hasanin.
Në fund pa deputetët e PDK, përgjigjja e këtij komisioni ka kaluar në votim dhe i është kthyer me këtë pikë Gjykatës Themelore të Prishtinës./telegrafi