Lajme Shqip Saturday, 26 September 2015 13:17

Një nga rastet më të mëdha që në skandal korrupsioni kanë qenë të përfshirë zyrtarë politikë, ku akuzat dhe kundërakuzat e krerëve të lartë institucionalë nuk janë trajtuar, është rasti i privatizimit të hotelit “Grand” në qendër të Prishtinës.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, pati dalë publikisht me emra duke akuzuar individë si sekserë dhe tash sa vjet nuk ka rezultuar me ndonjë ndëshkim për gjithë atë skandal që përfshin miliona euro.

Edhe pse deklaratat e një zyrtari me pozicion të lartë politik, nuk janë marrë seriozisht nga hetuesia, deri më sot nuk ka pasur ndëshkim për asnjë të përfshirë në këtë skandal.

Pacolli pati thënë disa herë, se shteti nuk ka dashur të merret me këtë rast meqë janë të përfshirë grupe të mëdha interesi.

Ndërkohë që tash sa vjet, rasti ka kaluar në heshtje dhe nuk është ndëshkuar askush për dështimin e privatizimit, por edhe malverzimet gjatë këtij procesi. /Zëri/