Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 08:07

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Samanta Power, përmes një postimi në twiter ka njoftuar që Rusia përdorur veton për bllokimin e rezolutës që synonte formimin e një tribunali ndërkombëtar për hetimin e rrëzimit të aeroplanit në Ukrainë.

“Rusia ka dhënë veto për rezolutën e UNSC-së që parasheh krijimin e një Tribunali të Kombeve të Bashkuara që do t’i gjykonte përgjegjësit për rrëzimin e fluturimit MH17”, ka shkruar ambasadorja Power, transmeton lajmi.net.

Në OKB ka shanse të përfundoj edhe themelimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk votojnë pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë ligjërisht themelimin e këtij institucioni gjyqësor.

Kohë më parë, ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, pati paralajmëruar deputet e Kuvendit të Kosovës që nëse dështon votimi për këtë gjykatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përdornin veton për të bllokuar themelimin e një tribunali ndërkombëtar për krime të luftës në Kosovë.

Javë më parë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk votuan ndryshimet kushtetuese që mundësojnë formimin e Gjykatës Speciale, ndërsa kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, sot ka paralajmëruar që Qeveria e Kosovës do të riprocedoj në Kuvend ndryshimet me shpresë që deputetët të votoj pro.