Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 10:06

Blero Muharremi duket se e ka gjetur personin e duhur për t’u dashuruar. Së paku kështu ka lënë të kuptohet.

“Mendoj se jeta ka të bëjë me të rënit në dashuri me personin e duhur, me ngrënien e ëmbëlsirës suaj të preferuar dekadente dhe me të bërit udhëtime të shumta”, shkruan në postimin e Bleros.

Këto fjalë i ka shkruar krahas një fotografie të ripostuar të të dashurës së tij, Afrona Dika, e cila po ashtu ka dhënë një koment për jetën.

“Mos e ëndërroni jetën, jetojeni ëndrrën”, ka shkruar modelja.