Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 11:30

Tiranë – Bashkia e Tiranës, pas rënies së zjarrit ditën e djeshme pranë shkollës “Hoteleri Turizëm”, në një magazinë lodrash ku gjendeshin edhe fishekzjarrë, ka krijuar tre grupe pune, të cilët do të monitorojnë me standarde të rrepta të gjitha dyqanet dhe magazinat që tregtojnë lëndë plasëse.

Burime pranë Bashkisë konfirmojnë se aktualisht po kryhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarri në dhjetra biznese në Tregun Ushqimor.

Dje Bashkia e Tiranës u angazhua për vënien nën kontroll të situatës, përmes Policisë Bashkiake dhe sektorit të emergjencave civile.