Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 14:39

Kryeministri Isa Mustafa ka vendosur ta barrikadojë edhe më shumë Qeverinë e Kosovës.

Ai ka dhënë urdhër që rrethojat e këtij institucione të zgjatën edhe më shumë. Punët në këtë drejtim kanë nisur sot.

Gazeta Fjala sjellë disa fotografi të disa punëtorëve që po bëjnë shtimin dhe zgjatjen e rrethojave rreth objektit të qeverisë.

Këtë veprim Isa Mustafa po e bënë pas përplasjeve që ka pasur me drejtues dhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.

Muaj më parë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli ka larguar të gjitha rrethojat e institucionit ku ai punon por edhe të qeverisë. /Gazeta Fjala/