Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 08:45


Ministrja e Shtetit e Punëve të Jashtme të Britanisë dhe Përfaqësuesja Speciale e kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, do të vizitojë Kosovën.
Ajo do të takohet edhe me krerët më të lartë të shtetit tonë.
Baronesha Joyce Anelay, do të takojë presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, në kabinetin e saj rreth orës 10:00.
Baronesha do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Ky takim do të ndodh në ndërtesën e Qeverisë në orën 11:10.
Ndërsa, pas kryeministrit Baronesha do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.