Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 10:52

Në liqenin e Badovcit nuk ka prani të shtuar policore.

Përveç policisë të cilët tash e sa ditë po patrullojnë në atë pjesë, nuk ka asnjë polic shtesë. Këtë e konfirmon për Kallxo.com edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Përveç nxjerrjes së një barke, e cila është fundosur ditë më parë, sot nuk ka pasur asgjë të jashtëzakonshme. Ka pasur policë si çdo ditë tjetër”, shprehet ai. Ky konfirmim në terren por dhe përmes burimeve zyrtare, vjen pas raportimeve të shtuara në disa medie në Kosovë se një situatë e jashtëzakonshme sigurie paraqitej në këtë liqen,

Ekipi i Kallxo.com ka qëndruar në Badovc, ku gjatë asaj kohe nuk është parë asnjë veturë e policisë, e as edhe një polic në hapësirën e këtij liqeni. Përjashtim bënë diga, ku që nga arrestimi i pesë personave të datës 11 korrik, aty qëndrojnë forca policore. Madje në këtë liqe gjatë ditës janë parë edhe pushues. (Kallxo.com)